Ftesë nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës
Të nderuar,
Federata e Sporteve Universitare të Kosovës(FSUNK), ju fton të jeni pjesëmarrës në turniret sportive të organizuara për studentët tanë për nder të festës së 28 Nëntorit.
Turniret do të zhvillohen në sportin e Futsallit për meshkuj dhe Volejbollit për femra.
Ju si Universitet/Kolegj e keni mundësinë të përfaqësoheni në të dyja kategoritë dhe të garoni me të gjitha ekipet e tjera përfaqësuese të të gjitha Universiteteve dhe Kolegjeve të Kosovë.