DSC 0117

633 kandidatë kanë aplikuar në konkursin plotësues për studentë

Për 462 vende në konkursin plotësues për pranimin e studentëve në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë për vitin akademik 2017/18, kanë aplikuar gjithsej 633 kandidatë. Ashtu si në konkursin e rregullt edhe në konkursin plotësues interesimi më i madh ka qenë për Fakultetin e Edukimit. Për 14 vende sa kishin mbetur të lira në këtë fakultet kanë aplikuar 244 kandidatë.

Të mërkurën është mbajtur provimi pranues në këtë fakultet, ku gjithçka ka kaluar mirë dhe pa problem. Rektori, Alush Musaj, tha se të gjitha përgatitjet ishin bërë me kohë dhe si rrjedhojë edhe procesi ka kaluar mirë.

Përndryshe interesimi ka qenë i mirë edhe për fakultet teknike. Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike kanë aplikuar 212 kandidatë, në Fakultetin e Gjeoshkencave 38 kandidatë dhe në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore 139 kandidatë.