Ertrer

Aftësimi në shkrim ligjor i studentëve – pjesë e javës së shtatë në Klinikën Juridike Penale

Studentët e Fakultetit Juridik, në kuadër të javës së shtatë të Klinikës Juridike Penale kanë pasur rastin të ballafaqohen me aspektet praktike të shkrimit të akteve juridike në procedurën penale.

z.Burim Ademi, gjyqtar, duke ilustruar me raste reale, ka diskutuar me studentët çështjet të cilat më së shpeshti hasen në hartimin e një vendimi gjyqësor si metodologjinë, aspektet ligjore, formën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet një jurist gjatë këtij procesi.

Klinika, çdo herë e më shumë, po shndërrohet në një forum të rëndësishëm diskutimi mes juristësh, në të cilën po adresohen sfidat dhe problemet e sistemit tonë të drejtësisë.

Menaxhmenti i fakultetit falënderon gjyqtarin z.Burim Ademi për prezencën dhe diskutimin me studentët.