Bëhu pjesë e forumit “Specializimi profesional – domosdoshmëri për zhvillim ekonomik”

Ftohen studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” që të marrin pjesë në forumin e organizuar nga SHKÇAK me titull:  “Specializimi profesional – domosdoshmëri për zhvillim ekonomik”, që do të mbahet më 27 qershor 2016, në Shkollën Amerikane në Kosovë, Pallati i Rinisë, Prishtinë.

Ku dëshironi të punoni?Si mund të dalloheni në tregun e punës?Çka kërkon punëdhënësi nga ju?
Nëse këto janë disa nga pyetjet që ia bëni vetes dhe ende nuk e dini se në çfarë karriere të orientoheni, na u bashkoni në forumin që po organizojmë enkas për specializimin profesional si rruga kryesore drejt suksesit!

Ju me siguri e dini që është esenciale të jeni profesionist nëse doni që të jeni të suksesshëm. Por, çfarë do të thotë “të jesh profesionist” në të vërtetë?

Për disa njerëz, të jesh profesionist do të thotë të veshësh rroba elegante në punë ose të bësh punë të mirë. Për të tjerë njerëz, të jesh profesionit do të thotë të kesh diploma apo certifikata të futura në kornizë dhe të varura në muret e zyrës. Profesionalizmi i përfshin të gjitha këto definicione. Por, profesionalizmi përfshin shumë më tepër se kaq.

Para së gjithash, profesionistët njihen për njohuritë e tyre të specializuara. Ata bëjnë angazhim të thellë personal për të zhvilluar dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre.

SCAAK ofron specializime për kontabilitet dhe auditim, mirëpo, çfarë ndodh kur personat me vullnet për t’u bërë profesionistë në fusha të tjera nuk mund të hasin në programe apo trajnime të mirëfillta për të përfituar njohuri të specializuara?

Hulumtimet kanë treguar se trajnimi profesional mund të jetë efektiv në rritjen e të ardhurave të punëtorëve të pafavorizuar. Pra, duke ndihmuar punëtorët që të fitojnë aftësitë e kërkuara nga punëdhënësit, trajnimi profesional mund të jetë një mjet efektiv kundër varfërisë.

Bazuar në këtë, ShKÇAK dëshiron ta promovojë ngritjen e kapaciteteve profesionale në fusha të ndryshme relevante për zhvillim ekonomik si në: kontabilitet, auditim, turizëm, ndërtimtari, arkitekturë, inxhinieri, metalurgji, farmaci, si dhe shumë fusha të tjera.

Forumi ka për qëllim të sjellë përfaqësues të zërit të përbashkët të secilës nga këto fusha duke mbledhur të gjitha bizneset, shoqatat profesionale, institucionet e edukimit profesional dhe vetë profesionistët si dhe studentët që janë drejt rrugës së profilizimit në mënyrë që të shkëmbejnë informata mbi ‘kërkesat e tregut’ si dhe ofrimit të njohurive të specializuara në secilin sektor.

Prandaj, ejani në forum dhe ndani brengat e njohuritë tuaja me ne. Pyetni profesionistët e suksesshëm për fushën që ju intereson. Bëhuni pjesë e zhvillimit të edukimit profesional në Kosovë.

Merrni pjesë në sesione paralele me tema për specializim në kontabilitet dhe auditim, muzikë, dizajn grafik dhe të modës, teknologji informative, e shumë të tjera. Apo ejani dhe vizitoni bizneset e shoqatat ofrojnë trajnime të edukimit profesional dhe ato që kanë nevojë për fuqi punëtore me ekspertizë nga fusha të ndryshme – që t’iu ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura. –

Bashkohuni diskutimit online me #scaakforum2016 #edukimiprofesional#zhvillimiekonomik

Rrini të informuar për zhvillimet e mëtutjeshme duke na përcjellur në:

Facebook: www.facebook.com/scaak.org
Instagram: instagram.com/scaak
Twtter: https://twitter.com/scaak_updates

Rezervoni datën – 27 Qershor 2016