Bursat e DAAD për vitin akademik 2016/17

Institucionet e Arsimit të Lartë në Gjermani kanë një gamë të gjerë të ofertave për studime dhe hulumtime.

S’ka asgjë, që nuk mund të studiohet në Gjermani. Ekzistojnë më shumë se 16 000 programe studimore për t’u zgjedhur.

Çdo student mund të gjej një program studimi, që veçanërisht mirë i përshtatet aftësive të tij. Për hulumtuesit shkencor dhe shkencëtarët, ekziston mundësia që të përfshihen në kërkime ose hulumtime të thella në Gjermani.

Ofertat e shumta për studime dhe kualifikime në universitetet gjermane ju ofrojnë studentëve dhe hulumtuesve kosovarë mundësinë për kualifikim më të mirë të mundshëm.

Në mënyrë që të diplomuarit dhe PostDocs-at e talentuar të mos heqin dorë nga studimet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, në Gjermani ka një program gjithëpërfshirës të bursave më mbështetje të veçantë për studentët dhe hulumtuesit ndërkombëtarë.

Në faqen www.funding-guide.de gjeni informata lidhur me mundësitë mbështetëse të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik DAAD si dhe nga organizatat tjera të përzgjedhura për studentët e huaj, të diplomuarit dhe PostDocs.

Afatet e aplikimit janë:

15 nëntor për të gjitha programet shkencore

31 tetor për drejtimet e artit, muzikës dhe dizajnit

01 dhjetor 2016 për kurset verore dhe intensive në Gjermani

 Të mërkurën, më 12 tetor 2016, prej orës 11:00 – 12:00 zojna Katharina Ertle, lektore e DAAD-së në Universitetin e Prishtinës si dhe Blertë Kosumi nga zyra ndërlidhëse e DAAD-së, në amfiteatrin e Fakultetit Filologjik në Universitetin e Prishtinës (kati i dytë, salla 39) do të bëjnë prezantimin e programit të bursave të Shërbimit Gjerman për Shkëmbim Akademik për Kosovë 2017/2018 si dhe do të përgjigjën pyetjeve.

Informata të mëtejshme rreth bursave si dhe mënyrës së aplikimit i gjeni në faqen tonë Facebook: DAAD Verbindungsbüro Pristina.

Kliko këtu: bewerbungsfristen-stipendien-alb-1