Foto

Diplomojnë 14 studentë të gjeneratës së parë në Fakultetin Ekonomik

Në një ceremoni të organizuar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, kanë diplomuar të premten 14 studentë të gjeneratës së parë në Fakultetin Ekonomik. Në sallën ku është organizuar mbrojtja e diplomave, përveç të tjerëve ka qenë i pranishëm edhe rektori, Alush Musaj.

Më këtë rast rektori, i ka uruar studentët dhe drejtuesit e Fakultetit Ekonomik, për një punë të mirë që kanë bërë gjatë këtyre viteve. “Niveli i punimeve që janë prezantuar na bën që ndjehemi krenar ne të gjithë edhe si familjarë, edhe si fakultet, por edhe si universitet”, tha rektori.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe prorektori për Çështje Mësimore, Izet Zeqiri, dekani i Fakultetit Ekonomik, Besart Hajrizi si dhe profesori Bashkim Preteni, të cilët kanë qenë në komision për studentin e parë që e ka mbrojtur temën e diplomës. Ata janë shprehur të kënaqur me të arriturat e Fakultetit Ekonomik në këtë rast dhe të Universitetit “Isa Boletini” në përgjithësi.