Edukimi

Diplomon gjenerata e parë e Fakultetit të Edukimit  

Drejtuesit e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, kanë organizuar të enjten një ceremoni me rastin e diplomimit të gjeneratës së parë të këtij fakulteti. Drejtuesit e Fakultetit i kanë uruar studentët për diplomimin e tyre dhe e kanë vlerësuar këtë si moment të veçantë edhe për Fakultetin e Edukimit dhe Universitetin në përgjithësi.

Fatbardha Hoxha, dekane në këtë fakultet, tha se përkundër sfidave të fillimit është bërë një punë e mirë që po kurorëzohet tashmë edhe me gjeneratën e parë të të diplomuarve. “Jemi shumë të lumtur me arritjet e studentëve dhe jemi të bindur për vazhdimin e suksesshëm të gjeneratave në vazhdim”, tha ajo.