Ditë informimi për mundësi punësimi në Turqi

Njoftohen studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, se të enjten (15 mars 2018), mbahet dita informuese për mundësitë e kryerjes së praktikës profesionale që paguhet si punë sezonale në Turqi. Dita informuese do të mbahet në sallën A1 duke filluar prej orës 10:00.

Për këtë mundësi është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Isa Boletini”, Kompanisë së konusltimeve “AYT – Career” nga Turqia dhe agjencioni “Alba Berisha Consulting” në Prishtinë.

Në kuadër të marrëveshjes parashihet që praktika të kryhet në fushën e hotelerisë, në profesionet si udhëheqës i grupeve, kamarier, kuzhinier, mirëmbajtës, recepcionist etj. Puna profesionale planifikohet të zgjas 6 muaj dhe në fund për studentët do të ndahen certifika vlerësimi dhe referenca induviduale.