Eu Erasmus 24 1

Ditë informuese nga Erasmus+ për studentët e UMIB-it

Zyra Erasmus+ organizon Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë, e cila do të mbahet më 26 Nëntor 2018 duke filluar  nga ora 15:00 sesioni për studentët. Kjo ditë informuese do të mbahet në Amfiteatrin e ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në këtë Ditë Informuese Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të prezantojnë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.


Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë në përgjithësi si dhe studentët në vecanti!