Dy Studentë Holandezë Kryejnë Pjesën Praktike Në FTU

Dy studentë holandezë kryejnë pjesën praktike në FTU

Në kuadër të programit Erasmus +, Dekani i Fakultetit të Tekonologjisë Ushqimore, Milaim Sadiku, priti dy studentë nga Universiteti “Van Hall Larenstein” i Holandës. Studentët ishin të shoqëruar nga profesori, Fatos Rexhepi dhe përfaqësuesja e Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit të Kosovës, Arbnora Durmishaj. Studentët holandez  do të qëndrojnë në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore për tre muaj dhe së bashku me studentë vendor dhe do të merren me hulumtimin e hirrës prej qumështoreve të ndryshme.