FTUii

Dy studentë të FTU-së vazhdojnë studimet në Holandë në kuadër të programit “ERASMUS+”

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Universitetit “Isa Boletini” me universitete të ndryshme nëpër botë, studentë dhe mësimdhënës, janë duke përfituar nga projekte të ndryshme të përbashkëta. Në këtë kontekst,  studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Arbnora Durmishaj dhe Petrit Idrizi, janë duke i vazhduar studimet në Universitetin “Van Hall Larenstein” në Holandë.

Ky program zhvillohet në kuadër të programit “ERASMUS+”,  përkatësisht si rezultat i bashkëpunimit të Universitetit të Mitrovicës (Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore) me Organizatën e Ekspertëve të Holandës “PUM” dhe Universitetin “Van Hall Larenstein”.