Ekspertet E Sharrcemit

Ekspertët e “SharrCemit”, prezantuan për Legjislacionin Minerar të Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) dhe kompanisë “SharrCem”, të martën është mbajtur një  seminar me mësimdhënësit dhe studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave për Legjislacionin Minerar të Kosovës. Në këtë kuadër është diskutuar për licencimin, nevojën për harmonizimin e ligjeve, procesin e licencimit etj.

Për këto tema kanë folur ekspertët e “SharrCemit”, si Jenuz Bulica, Arten Bajrushi etj. Ata kanë diskutuar për problemet në fushën e infrastrukturës ligjore sa i përket investimeve private në fushën minerare.

Për temat e trajtuara në këtë seminar, ka pasur një interesim të mirë të studentëve dhe profesorëve nga Fakulteti i Gjeoshkencave. Dekani i këtij Fakulteti, Naser Peci, tha se ky prezantim nga ekspertët e fushës është një përvojë shumë e mirë për studentët dhe mësimdhënësit.