Historik i shkurtër i Fakultetit të Gjeoshkencave

 

Themelet e studimeve të Xehetarisë, Teknologjisë dhe Metalurgjisë u vunë me hapjen e Shkollës së Lartë Teknike në Mitrovicë në vitin 1961.

Në vitin 1970 në kuadër të Fakultetit Teknik hapen degët e Xehetarisë, Teknologjisë dhe Metalurgjisë, fillimisht në Mitrovicë, viti shkollor 1970/71, për të vazhduar pastaj në Prishtinë deri në themelimin e Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë në  vitin 1974.

Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Teknologjisë në Mitrovicë është themeluar me Ligjin mbi themelimin e Fakultetit të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë nga Kuvendi i Kosovës me datën 22 korrik 1974. Në vitin e themelimit Fakulteti kishte tri degë: Xehetari, Teknologji, dhe Metalurgji. Në këtë vit në të tri degët u regjistruan gjithsej 322 studentë shqiptarë.

Në vitin shkollor 1980/81 hapet edhe dega e Gjeologjisë dhe në këtë degë u regjistruan 151 studentë shqiptarë.

Në kuadër të Fakultetit, në vitin 1978 është themeluar Instituti për Kërkime në Teknologji, Xehetari dhe Metalurgji. Instituti i Fakultetit ka funksionuar deri në vitin 1991, kur mësimdhënësit dhe studentët shqiptar të Fakultetit u dëbuan me dhunë nga regjimi i atëhershëm serb. Në vitin 2007 në propozim të Fakultetit, Këshilli Drejtues bazuar në dispozitat e Statutit të UP – së ka themeluar Institutin për Xehetari, Metalurgji dhe Materiale, Teknologji dhe Gjeologji.

Nga viti 2001 në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë organizohen studimet sipas plan programeve të miratuara nga Senati i Universitetit të Prishtinës të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës.

Në vitin shkollor 2010/2011 Agjensioni i Akredtimit ka akredituar të gjitha planet mesimore te Fakultetit në studimet Bachelor dhe Mastër

Në vitin shkollor 2013/2014 Agjensioni i Akredtimit të Kosovës ka akredituar të gjitha planet mesimore te Fakultetit në studimet Bachelor dhe Mastër (gjithesejte 9 programe: 3 Bachelor dhe 6 Master):

 

Programet e Akredituara ekzistuese

(për vitet akademike 2014/15 – 2016/2017)

 

Departamenti i Gjeologjisë

Bachelor:

  • Gjeologji / Bsc (180 ECTS)

Master:

  • Venburimet e lëndëve të para minerale / Msc (120 ECTS)
  • Hidrogjeologji dhe Gjeologji Inxhinierike / Msc (120 ECTS)

 

Departamenti i Xehetarisë

Bachelor:

  • Xehetari / Bsc (180 ECTS), me specializime:
  • Xehetari,
  • Gjeoteknikë,
  • Përgatitja e lëndëve të para minerale)

Master:

  • Xehetari / Msc (120 ECTS)
  • Gjeoteknikë / Msc (120 ECTS)

 

Departamenti Materiale dhe Metalurgji

Bachelor:

  • Materiale dhe Metalurgji / Bsc (180 ECTS), me specializime:
  • Materiale,
  • Metalurgji

Master:

  • Materiale / Msc (120 ECTS)
  • Metalurgji / Msc (120 ECTS)