Themelimi i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore është i lidhur me me hapjen e Shkollës së Lartë Teknike në vitin 1961. Kjo ka qenë shkolla e vetme e këtij lloji në Kosovë, atëherë e quajtur Krahina Autonone e Kosovës dhe Metohisë. Në këtë shkollë janë përgatitur inxhinierë për xehetari, metalurgji dhe teknologji. Studimet kanë zgjatur dy vjet. Në vitin 1970 në kuadër të Fakultetit Teknik të Prishtinës hapen degët e Teknologjisë, Xehetarisë dhe Metalurgjisë, fillimisht në Mitrovicë, viti akademik 1970/71, për të vazhduar pastaj në Prishtinë deri në themelimin e Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë. Me vendimin e Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, më 22 korrik 1974 themelohet Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë. Në Shkollën e Lartë Teknike shuhen drejtimet ekzistuese, Xehetari, Metalurgji dhe Teknologji por hapen drejtimet e Makinerisë dhe Elektroteknikës. Në kuadër të Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, në vitin 1978 themelohet instituti për kërkime në teknologji, xehetari dhe metalurgji. Që nga viti akademik 1980/81 studimet organizohen edhe në degën e Gjeologjisë. Nga viti akademik 2001/2002, në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë studimet organizohen sipas planit dhe programeve të miratuara nga Senati i Universitetit të Prishtinës të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës, në dy nivele, Bachelor dhe Master.

Objekti i ish-Shkollës së Lartë Teknike përkatësisht i Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë

Objekti i ish-Shkollës së Lartë Teknike përkatësisht i Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë

Më 06.03.2013, Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim për themelimin e Universitetit të Mitrovicës. Ndërsa Kuvendi i Kosovës e ratifikon këtë vendim më 31.05.2013. Mbi bazën e Fakulteti të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë themolohen dy Fakultete të reja, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Fakulteti i Gjeoshkencave.
Prej vitit akademik 2001/2002, studimet në këtë Fakultet organizohen sipas sistemit të Bolonjës dhe zgjasin 3 vjet. Prej vitit akademik 2008/2009 përveç studimeve Bachelor organizohen edhe studimet Master. Në vitin 2011, me vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, ndërron emërtimi i Fakultetit, nga Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe Teknologjisë.

Më 06.03.2013, Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim për themelimin e Universitetit të Mitrovicës. Ndërsa Kuvendi i Kosovës e ratifikon këtë vendim më 31.05.2013. Mbi bazën e Fakulteti të Gjeoshkencave dhe Teknologjisë themolohen dy Fakultete të reja, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Fakulteti i Gjeoshkencave.
Prej vitit akademik 2001/2002, studimet në këtë Fakultet organizohen sipas sistemit të Bolonjës
dhe zgjasin 3 vjet. Prej vitit akademik 2008/2009 përveç studimeve Bachelor organizohen edhe
studimet Master. Në vitin 2011, me vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës,
ndërron emërtimi i Fakultetit, nga Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Fakultetin e
Gjeoshkencave dhe Teknologjisë.

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore mësimi përkatësisht studimi është i organizuara në dy nivele, nivelin Bachelor dhe Master. Programet e studimit janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për periudhën kohore 1 tetor 2014 – 30 shtator 2017.
Janë të akredituara dy programe studimi, “Teknologji” me specializimet “Inxhinieri e mjedisit” dhe “Inxhinieri kimike”, dhe programi tjetër “Inxhinieri dhe teknologji ushqimore” që të dyja në nivelin Bachelor. Në nivelin Master po ashtu janë të akredituara dy programe studimi, “Teknologji” me specializimet “Inxhinieri kimike” dhe “Inxhinieri e mbrojtjes së mjedisit”, dhe programi tjetër “Inxhinieri dhe teknologji ushqimore”.