Klinika

Filloi zbatimi i Klinikës Juridike Penale

Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini’, ka filluar zbatimi i programit për Klinikën Juridike Penale.

Klinika është rezultat i marrëveshjës së arritur ditë më parë ndërmjet rektorit të Universitetit, organizatës NCSC dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.

Përmes ligjëratave nga avokat, gjyqëtar dhe prokuror vendor dhe ndërkombëtar, si dhe pjësmarrjës në senca të vërteta të gjykimi, studentëve do të ju mundësohet të zhvillojn ato shkathtësi dhe aftësi praktike që kërkon profesioni i juristit dhe tregu i punës në kohën që jetojmë.