Klinika 2

Fillon cikli i dytë i ligjëratave në Klinikën Juridike Penale

Në ambientet e Fakultetit Juridik ka filluar cikli i dytë i ligjëratave nga Klinika Juridike Penale, një projekt që përmes ligjëratave nga ana e juristëve profesionist, avokat, gjyqtar dhe prokuror, synon të aftësoj profesionalisht studentët përmes rasteve praktike dhe prezencës së tyre në zyre të avokatëve dhe në seanca gjyqësore.

Projekti i Klinikës Juridike Penale, është vazhdimësi e marrëveshjes së arritur në vitin e kaluar, mes NCSC-së, Odës së Avokatëve dhe Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Ngjarje sikurse kjo e Klinikës, shërbejnë si forume të mira të debatit shkencor dhe aftësimit profesional të studentëve mbi jurisprudencën kosovare.