Guvernatori i BQK-së mbajti ligjëratë për studentët e Ekonomikut

Studentët e Fakultetit Ekonomik, por edhe ata të fakulteteve të tjera të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), janë njohur me rolin dhe funksionet e shtyllave të strukturës organizative të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK-së). Për këtë dhe çështje të tjera të kësaj natyre, para tyre ka mbajtur një ligjëratë, guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza.

Ai po ashtu ka folur për rolin e Bankës Qendrore në ruajtjen e stabilitetit financiar në Kosovë. Gjithashtu guvernatori ka prezantuar të dhënat dhe treguesit si dhe performancën e sistemit bankar ndër vite në Kosovë.

Në anën tjetër, studentët në mënyrë aktive morën pjesë në bashkëbisedim duke shtruar pyetje nga fusha e sistemit financiar.