Informatë lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor në Fakultetin Ekonomik

Të nderuar studentë, për shkak të procesit të rekrutimit (konkursit) të stafit të rregullt akademik në kuadër të Fakultetit Ekonomik, ligjëratat në disa prej lëndëve (aty ku mungojnë emrat e bartësve në orar) nuk do të mbahen as edhe përgjatë kësaj jave. E njëjta situatë është edhe në njësitë e tjera akademike. Senati i universitetit pritet të bëjë përzgjedhjen e stafit akademik javën tjetër. Prandaj, Fakulteti Ekonomik është në pritje të këtij vendimi nga organet përgjegjëse të Universitetit.

Ligjëratat e humbura do të zëvendësohen në fund të këtij semestri.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Ass.Msc. Besart Hajrizi, PhD C.

U.D. Dekan në Fakultetin Ekonomik