Vizita Ne Kampus

Inspektohen punimet në kampusin universitar në Mitrovicë

Rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), Alush Musaj i shoqëruar nga ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagxhillar, kanë inspektuar të martën punimet në kampusin universitar në Mitrovicë. Ata u njoftuan me ecurinë e punëve në këtë projekt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Universitetit të Mitrovicës.

Ministri Jagxhillar, pa për së afërmi punën e kryer deri tash, kurse nga punëkryesi u informua për dinamikën dhe procesin e punës. Ministri e vlerësoi këtë si një projekt kapital për qytetin e Mitrovicës në veçanti dhe arsimin e Kosovës në përgjithësi. Ndërsa, rektori Musaj, falënderoi ministrin për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm sa i përket ndërtimit të kampusit universitar në Mitrovicë. “Jemi duke pritur me padurim që sa më parë të krijohen kushtet për vendosjen e studentëve në këtë objekt madhështor, që padyshim se do të jetë një motiv shtesë për të gjithë”, tha ai.