Instituti GAP

Instituti GAP mbajti ligjëratë në Fakultetin Ekonomik

Përfaqësues të Institutit GAP me datën 19.04.2017, mbajtën ligjëratë para studentëve të Fakultetit Ekonomik për Buxhetin e Shtetit, planifikimet, të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit etj.

Ky aktivitet kishte për qëllim vetëdijesimin dhe informimin e studentëve për llogaridhënien e institucioneve shtetërore karshi qytetarëve. Pas ligjëratës nga përfaqësuesit e Institutit GAP, studentët patën mundësin që të bashkëbisedojnë duke parashtruar pyetje rreth temës, ku ata patën mundësi të mësojnë më shumë për buxhetin e shtetit, të hyra, shpenzimet dhe menaxhimin e tyre nga institucionet e Kosovës.
Pas ligjëratës përfaqësuesit e Fakultetit Ekonomik falënderuan Institutin GAP për këtë ligjëratë dhe u shprehen të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit.