Provimi Pranues

Lejohet plotësimi i vendeve të lira nëpër njësitë akademike

Në mbledhjen e Senatit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, të mbajtur më  3 tetor 2017, është marrë vendim që të lejohet plotësimi i vendeve të lira nëpër njësitë akademike të UMIB-it me kandidatët që kanë konkurruar në konkursin plotësues për pranim në studime për vitin akademik 2017/2018, nëpër drejtime apo fakultete të tjera të UMIB-it, por që nuk janë pranuar.

Njësitë akademike janë të obliguar që të hartojnë listën e kandidatëve që janë të interesuar të vazhdojnë studimet në drejtimet, në të cilat ka ende vende të lira për pranim dhe të njëjtat t’ia dërgojnë personit përgjegjës të TI-së dhe Zyrës për shërbim të studentëve për kalimin e tyre në SEMS nga drejtimi apo fakulteti ku kanë aplikuar në drejtimin apo fakultetin ku do të vazhdojnë studimet.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten deri më 6 tetor 2017 në fakultetet përkatëse.