[wpml_language_selector_widget]
         
Ceremonia 2

Mirënjohje për studentët që kanë përfituar bursat për vitin akademik 2017/18

Në një ceremoni solemne të organizuar të martën në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), janë ndarë mirënjohje për 55 studentë që kanë përfituar bursat për vitin akademik 2017/18. Mirënjohjet janë ndarë nga rektori i UMIB-it, Alush Musaj si dhe dekanët dhe prodekanët e njësive akademike të pranishëm në ceremoni.

Rektori, Alush Musaj, i ka uruar studentët që kanë përfituar bursat dhe ka thënë se ata janë dëshmia më e mirë për sukseset që mund të arrihen me punë dhe angazhim. “Suksesi juaj ju nderon juve, familjet tuaja dhe neve të gjithëve si pjesë e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”. Ju ia rrisni prestigjin këtij institucioni akademik, që fatmirësisht prej tetorit të vitit të kaluar është duke punuar në një kampus bashkëkohor”.

Një fjalë përshëndetëse e ka mbajtur edhe kryetari i Parlamentit Studentor, Shahin Gashi. Ai ka uruar studentët dhe ka falënderuar drejtuesit e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” për angazhim e madh që bursat të rriten vazhdimit, duke bërë që sivjet studentët të përfitojnë nga 1 mijë euro bursë universitar.

Në fund të ceremonisë, drejtuesit e UMIB-it së bashku me dekanët, prodekanët dhe studentët kanë realizuar një fotografi të përbashkët para rektoratit  në kampusin e ri universitar.

Ceremonia 1