Universiteti i Mitrovicës ‘’Isa Boletini’’ (UMIB) është institucion publik i arsimit të lartë, i cili zhvillon arsimim akademik të cilësisë së lartë, kërkime shkencore, këshillime profesionale dhe fusha tjera të veprimtarisë akademike. Universiteti i Mitrovicës, në përputhje me dokumentet relevante në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ka për mision që qytetarëve të Kosovës dhe atyre jashtë saj t’u ofrojë mundësi për të krijuar, për të zhvilluar dhe për të transmetuar njohuri përmes mësimdhënies, punës kërkimore-shkencore, për të përgatitur studentë për studime të mëtejshme, për praktikë profesionale dhe për ta promovuar të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ndërsa vizioni i Universitetit të Mitrovicës është që të jetë institucion prijës i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Republikën e Kosovës, i fokusuar në zhvillimin e cilësisë, pjesëmarrës aktiv i debateve në shoqëri dhe mbështetës i zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik dhe shoqëror në Republikën e Kosovës.