Misioni – të ofrojë lidhje të fortë komunikimi ndërmjet Universitetit, studentëve dhe ish-studentëve të tij të diplomuar për të promovuar një frymë uniteti, bashkëpunimi dhe lojaliteti mes tyre si dhe për ngritur imazhin e Universitetit si dhe të gjithë anëtarëve Alumni.

Programet e Alumni shërbejnë si urë lidhje në mes studentëve dhe ish-studentëve duke i mbajtur të informuar dhe të interesuar për zhvillimin e vazhdueshëm të Universitetit dhe mundësitë për të mbështetur Universitetin të shkojë përpara përmes ngritjes së njohurive, shkathtësive dhe lojalitetit të diplomuarve të saj.

Universiteti “Isa Boletini” ka për qëllim që rrjetit të Ish-studentëve (Alumni) t’ju ofrojë përkrahje të vazhdueshme duke i parë ata si një aset të pashmangshëm dhe të një rëndësie të veçantë. Në këtë mënyrë të gjithë Alumnit do të:

  • Mbahen të informuar dhe të interesuar për zhvillimin e vazhdueshëm të Universitetit;
  • Ftohen rregullisht që në mënyrë aktive të marrin pjesë në: konferenca, ngjarje, seminare, trajnime, si dhe ligjërata publike me qëllim të avansimit profesional të të diplomuarve;
  • Kenë çasje në shërbimet e karrierës për Alumni;
  • Ftohen të regjistrohen me qëllim që të krijohet databaza e të diplomuarve me të dhënat e tyre për të bërë të mundur depërtimin e tyre më të lehtë në tregun e punës;
  • Njoftohen për konkurset e shpallura;
  • Ftohen të marrin pjesë në shkëmbime shkencore dhe profesionale ndërkombëtare përmes relacioneve me shoqatat Alumni të regjionit dhe më gjërë;
  • Inkurajohen të zhvillojnë bashkëpunimin e Universitetit me ndërmarrje dhe institucione në të cilat janë të angazhuar anëtarët Alumni;
  • Ndajnë me anëtarët e shoqatës Alumni Storjet e Suksesit;
  • Ftohen në organizimin Alumni Day etj.