[wpml_language_selector_widget]
         
Akreditimi

Nisin takimet në kuadër të procesit të riakreditimit institucional

Në kuadër të procesit të riakreditimit institucional, ekspertët  e jashtëm kanë nisur të  mërkurën takimet me drejtuesit e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB). Në ditën e parë takimet e punës do të mbahen me rektorin dhe pjesën tjetër të menaxhmentit të UMIB-it.

Rektori i UMIB-it, Alush Musaj, tha se janë bërë përparime të mëdha viteve të fundit në të gjitha sferat. “Tashmë jemi në një kampus të ri, me objekte të reja që padyshim se ofrojnë kushte jashtëzakonisht të mira pune për studentë dhe mësimdhënës. Gjithashtu përparime janë bërë edhe në fushat tjera dhe presim që ky proces të kaloj mirë”, tha ai.

Akreditimi 2