Fgjligjerata

Një delegacion nga Qendra për Kërkime dhe Mbikqyrje të Minierave Nëntokësore (QKMMN) nga Polonia vizituan Fakultetin Gjeoshkencave

 

Përfaqësuesit e Qendrës për Kërkime dhe Mbikqyrje të Minierave Nëntokësore (QKMMN) nga Polonia nëpërmjet Komisionit të Pavarur për Minera dhe Minerale (KPMM), kanë vizituar Fakultetin e Gjeoshkencave.  Andrzej Kawka, zëvendësdrejtor dhe ekspert i vlerësimit për mbikqyrjen e pajisjeve minerare dhe Joanna Pruchnicka, specialiste e komunikimit me publikun  të shoqëruar nga anëtarët e Bordit KPMM, Kemajl Zeqiri dhe Festim Kutllovci, u pritën nga dekani, prof. dr. Naser Peci dhe prodekani, prof. dr Behxhet Shala.

Në diskutime delegacioni u njoftua për Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” përkatësisht Fakultetin e Gjeoshkencave, për programet e studimit, bashkëpunimin e fakultetit me industrinë, praktikat e studentëve etj.

Mysafirët në takim njoftuan në lidhje me Qendrën për Kërkime dhe Mbikqyrje të Minierave Nëntokësore (QKMMN), që ofron shërbime kërkimore, matëse dhe ekspertize për kompanitë minerare, e poashtu edhe për ndërmarrjet dhe institucionet që nuk lidhen me industrinë minerare, por që mund të përfitojnë nga përvoja e specializuar e kompanisë.

Në kuadër të këtij aktiviteti për mësimdhënësit dhe studentët e Gjeoshkencave u mbajt edhe një ligjëratë me titull “Mbikqyrja profesionale në sistemin e sigurisë së minierave në Poloni” nga Dr.  Joanna Pruchnicka. Mësimdhënësit dhe studentët treguan interesim mjaft të lartë si me pjesëmarrje ashtu edhe me diskutime, pyetje e komente.