Nga Vizita Ne UEJL

Një grup studentësh të UMIB-it vizituan Universitetin e Evropës Jug-lindore (SEEU) në Tetovë

Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) vizituan Universitetin e Evropës Jug-lindore (SEEU) në Tetovë, me ç’rast shkëmbyen përvoja me kolegët e tyre student nga SEEU. Gjithashtu, nga kjo vizitë palët (studentët) u dakorduan rreth mundësive të bashkëpunimit për organizimet e përbashkëta studentore dhe hulumtime shkencore nga fusha e teknologjisë, edukimit, drejtësisë dhe e ekonomisë. Kjo vizitë është realizuar me ndërmjetësimin e asistentit  Ylber Januzaj, i cili është duke ndjeke studimet e doktoraturës pranë SEEU. Vlen të theksohet që nga sot biblioteka e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” është pajisur edhe me një numër të konsiderueshëm librash nga fusha e teknologjisë të dhuruar nga Januzaj.