Panairi

Një grup studentësh vizituan panairin “Prishtina 2018″

Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, vizituan panairin “Prishtina 2018″, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në Prishtinë. Në këtë panair kanë marrë pjesë biznese të ndryshme, produktet e të cilave janë prezantuar nga ekspertë të tyre.

Gjatë kësaj vizite, studentët u njoftuan me punën që këto biznese bëjnë, me produkte të reja, metoda të ndryshme inovative si dhe me mekanizmat më të ri që këto biznese aplikojnë. Kryetari i Parlamentit Studentor, Shend Musliu, tha se një vizitë e tillë ka për qëllim motivimin dhe përpjekjen e studentëve, për të përqafuar përvoja dhe sfida të reja.

Në vizitë morën pjesë rreth 40 studentë, ndërsa vizita u sponzorizua nga Oda Ekonomike e Kosovës.