Njoftim për hapjen e SEMS-it për paraqitjen e provimeve për afatin e janarit-shkurtit

Njoftohen studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) dhe ata të Universitetit të Prishtinës (UP-së) në Mitrovicë (Fakultetit të FGJT-së dhe FSHA-së) se nga data 29.12.2015 deri më 12.01.2016 do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitjen e provimeve për afatin e janarit -shkurtit për vitin akademik 2015/16.

Afati i provimeve për janar-shkurt do të organizohet sipas dinamikes së njësisë akademike duke përfunduar më së largu deri më  15 shkurt 2016.

Regjistrimi i notave do të bëhet deri më datën 25 shkurt 2016. Ndryshimi eventual i notës sipas ankesës së studentëve do të bëhet më së largu deri më datë 29 shkurt 2016.