WhatsApp Image 2018 06 21 At 17.23.47

Përfundon cikli i trajnimeve “Kontabilitetet me Software”

Më 21 qershor 2018, ka përfunduar me sukses edhe trajnimi i ciklit të fundit të trajnimeve mbi “Kontabilitet me Software”, zhvilluar në kuadër të Fakultetit Ekonomik me ligjërues Prof.Dr Shefket Jakupi. Trajnimi ka mundësuar studentëve pjesëmarrës të fitojnë njohuri, teknika dhe shkathësi në mënyrë profesionale nëpërmjet punës individuale dhe asaj grupore duke trajtuar kështu temat nga pjesa praktike me progam aplikativ (softuer të kontabilitetit), ndërtimi i pasqyrave financiare, tatime, përcjelljen e shembujve dhe rasteve të suksesit, eksperiencave, arritjeve, sfidave dhe vështirësive me të cilat ballafaqohen studentët gjatë procesit të punës praktike.

Kurorëzimi i studentëve pjesëmarrës aktiv u bë në fund të takimit, me shpërndarjen e çertifikatave nga dekani i Fakultetit Ekonomik, Besart Hajrizi, i cili njëherëshi përgëzoi studentët për angazhimin dhe punën e tyre gjatë këtij kursi trajnues. Cermonia përfundoi me përshtypjet pozitive të studentëve të trajnuar, ku zëshëm theksuan rëndësinë e projekteve të tilla të cilat kanë për qëllim përcjelljen e njohurive kontemporare tek studentët e UMIB.