Projekti HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë

Njoftohet personeli akademik dhe studentet e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletinii” se është lansuar Projekti HERAS – Higher Education, Research and Applied Science in Kosovo (Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë).

Ky projekt  është bashkëpunim ne mes Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA – Austrian Development Agency) dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.

Projekti që do të zgjasë tri vjet, synon të ndihmojë në ngritjen e cilësisë në universitetet publike. Qëllimi i tij është  të kontribuojë në zhvillimin e arsimit të lartë, stimulimit të punës kërkimore- shkencore brenda universiteteve dhe orientimit të të rinjve në fushën e shkencave aplikative, për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Projekti HERAS është i adresuar për tri nivele:

– Nivelin e politikave​; ​Nivel të Universiteteve​; N​​ivel kërkimor ​dhe synohet  të arrihet nëpërmjet investimit të tri fusha:

– bursave për doktoratë dhe post-doktoratë (PhD dhe Post-Doc)

– projektet e përbashkëta kërkimore

– partneritetet midis institucioneve të arsimit të lartë kosovar dhe austriak

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha universitet publike dhe konkursi për aplikim tashmë është i hapur online. Për më shumë informata dhe shkarkim të aplikacioneve për secilën fushë vizitoni www.herakosovo.org