Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet prej 26.09.2016 deri më 30.09.2016

Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet prej 26.09.2016 deri më 30.09.2016, prej orës 9:00 – 15:00. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luten që t’i përmbahen afatit të lartshënuar.

 

  1. Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
  2. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit.
  3. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Mitrovicës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.

Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta.

Pagesa për semestër bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit të Mitrovicës