Rektori Musaj po merr pjesë në Samitin për arsimin e lartë që po mbahet në SHBA

Rektori i Universitetit “Isa Boetini” në Mitrovicë, Alush Musaj, po merr pjesë në Samitin për arsimin e lartë që po mbahet në Universitetin “James Madison” të Harrisonburgut të shtetit Virgjinia. Në këtë samit është i pranishëm edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës si dhe rektorët e universiteteve publike.

Gjatë takimeve të zhvilluara me personalitete të shquara të botës akademike në SHBA, rektori Musaj, ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit të universiteteve të atjeshme me Universitetin “Isa Boletini”. Ai ka potencuar se programet që ofrohen në Universitetin e Mitrovicës janë shumë atraktive për bashkëpunim.

Ndryshe në kuadër të këtij Samiti do të organizohen disa takime dhe punëtori lidhur me avancimin  e Sistemit Arsimor të Kosovës, me theks të veçantë në  Arsimin e Lartë. Tema bosht e këtyre punëtorive do të jetë planifikimi strategjik, planifikimet buxhetore dhe menaxhimi i universiteteve dhe ngritja e cilësisë së tyre.