Rektori Musaj

Rektori Musaj, uron për Festën e 8 Marsit

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UMIB), prof.dr. Alush Musaj, jua uron Festën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin, mësimdhënëseve, punëtoreve të administratës si dhe të gjitha nënave dhe grave kosovare. Ai uron për shëndet, mirëqenie dhe pozitë edhe më të fuqishme të gruas në shoqërinë  kosovare.

Rektori Musaj, vlerëson rolin dhe kontributin e madh të gruas në të gjitha epokat e zhvillimit të shoqërisë kosovare. “Shoqëria që ka femra të zonja sikur Kosova e ka të ardhmen e sigurt”, tha ai.