DSC 0127

Rektori Musaj, uron fillimin e vitit të ri akademik

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ju uron studentëve dhe stafit akademik fillimin e vitit të ri akademik. Ai uron për një vit të mbarë dhe të suksesshëm akademik.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, rektori Musaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka vizituar gjashtë fakultetet që funksionojnë në kuadër të Universitetit, ku është takuar me dekanët dhe prodekanët e tyre. Ai shprehu besimin  në  përkushtimin e drejtuesve të fakulteteve dhe stafit akademik në drejtim të rritjes së cilësisë në punë, duke e bërë Universitetin “Isa Boletini”, një universitetit të suksesit.

Rektori Musaj, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe nuk ka ndonjë problem sa i përket fillimit të vitit akademik 2016/17. “Me gjithë pritjet edhe ky vit akademik do ta zhvillohet në hapësirat e improvizuara, meqë objekti i ri në kampusin universitar ende nuk është gati”, tha ai.

Në Universitetin “Isa Boletini”, ndjekin studimet afër 4 mijë studentë, ndërsa sivjet kanë nisur studimet për herë të parë rreth 1500 studentë të rinj.

udimet afër 4 mijë studentë, ndërsa sivjet kanë nisur studimet për herë të parë rreth 1500 studentë të rinj.