Rektori i Universitetit të Mitrovicës  “Isa Boletini”

Prof. Asoc. Dr. Alush Musaj

Rektorati

Rr. “Pim Trepça”, p.n.

40 000 Mitrovicë

Republika e Kosovës

E-mail: alush.musaj@umib.net

CV – Shkarko-A.M

Fjala e rektorit: Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), me 6 fakultetet dhe 23 programet që ka, ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë që duan të studiojnë dhe të ecin në hap me botën e zhvilluar. Përvoja në shkencat teknike, bën që ky universitet ta shndërrojë Mitrovicën në kryeqendër të shkencës dhe shkencëtarëve të rinj në Kosovë. Drejtimet e reja shoqërore janë një mundësi më tepër për studentët. Ndërsa marrëveshjet për bashkëpunim dhe shkëmbime me universitetet ndërkombëtare kanë hapur një shteg tjetër që mund dhe duhet të shfrytëzohet prej studentëve dhe mësimdhënësve. Puna teorike e kombinuar me punën praktike e bëjnë UMIB-in një pikë referimi për të rinjtë që duan të jenë konkurrent në tregun e punës. Stafi i kualifikuar është garanci për të ardhmen e sigurt.