Semestri për vitin I të studimeve në master vazhdon prej datës 16 deri më 31 janar 2017

Lajmërohen studentët dhe mësimdhënësit se mësimi (semestri) për vitit I të studimeve në nivelin Master vazhdon edhe pas datës 16 janar 2017. Pra, semestri zgjatë prej datës 16 deri më 31 janar 2017. Zgjatja e mësimit (semestrit) bëhet me qëllim të kompenzimit të mësimit që nuk është mbajtur gjatë muajit tetor. Dihet se semestri dimëror për këtë nivel dhe vit të studimeve ka filluar më 1 nëntor 2016. Brenda kësaj kohe duhet të mbahen 4 termine të mësimit. Terminet e reja jashtë orarit aktual caktohen në marrëveshje me shefin dhe prodekanin e fakultetit.