Shfaqet Stand-up komedia”Përgjuesi” për studentët e UMIB-it

Të nderuar studentë,

Parlamenti Studentor i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, në bashkëpunim me Këshillat e Studentëve, organizon Stand-up Komedinë “Përgjuesi” me aktorin e mirënjohur Adem Mikullovci.

Me këtë rast kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj shfaqje që do të mbahet më 6 Prill 2016, nga ora 18:00 në Teatrin e Qytetit në Mitrovicë.

Komedia flet për politikën, teatrin, dhe për mënyrën se si aktori e ka parë jetën nëpër të cilën kaloi, edhe pse pjesë të saj lehtësisht mund të jenë edhe komentet e Mikullovcit rreth ngjarjeve ditore.

Ju mirëpresim!

Hyrja është falas dhe mund të bëhet vetëm me ID-në e sdudimeve.