[wpml_language_selector_widget]
         
IMG 4811

Stafi akademik i Universitetit të Mitrovicës morën pjesë në seminarin “International Credit Mobility” në Varshavë të Polonisë

Bazuar në objektivat strategjike të Universitetit të Mitrovicës për ndërkombëtarizimin dhe globalizimin e programeve studimore dy përfaqësues të Universitetit të Mitrovicës Profesoresha Ajtene Avdullahi dhe Dekani Naser Peci morën pjesë në seminarin “International Credit Mobility” i cili u mbajt nga 10 deri më 12 Prill 2019 në Varshavë të Polonisë. Nikoqir i seminarit ishte Zyra Kombëtare e Erasmus+ si dhe Fondacionit për Zhvillimin e Sistemit Edukativ në Poloni, ndërsa pjesëmarrës ishin përfaqësues të Zyrave Kombëtare të Erasmus+ dhe stafi akademik nga Gjeorgjia, Ukraina, Kosova, Moldavia dhe Polonia.

Në këtë seminar u diskutua rreth gjendjes aktuale të mobilitetit ndërkombëtar, u dhanë informata dhe praktikat më të mira, si dhe këshilla për mobilitetet e ardhme. U diskutua për njohjen akademike në Erasmus+, si dhe përvojat në gjetjen e partnerëve për mobilitet.

Profesoresha Ajtene Avdullahi prezentoi Univerzitetin e Mitrovicës me programet e tij studimore unike si një partner potencial në mobilitetet e ardhme në kuadër të Erasmus+.

IMG 4811