Students From Holland Visited The Faculty Of Food Technology

Studentë nga Holanda vizituan Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Milaim Sadiku, ka pritur në takim studentët nga Holanda, të cilët janë të angazhuar në projektin “Ecodairy”. Angazhimi i tyre është realizuar nëpërmjet programit “ERASMUS+”. Në këtë projekt janë të angazhuar edhe katër studentë nga FTU-ja. Gjatë qëndrimit në Universitetin “Isa Boletini”, studentët kanë vizituar edhe laboratorët e FTU-së.

Përndryshe projekti “Ecodairy” ka për qëllim përmirësimin e performancës në ambient të përpunuesve kosovar të qumështit. Projekti është bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (Austria) dhe “Yuniko”.

Projekti “Ecodairy” është një bashkëpunim i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovë, Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Universitetit të Shkencave të Aplikuara “Van Hall Dairy University Larenstein” nga Holanda dhe “Yuniko”.