Fek

Studentët e Ekonomikut vizituan kompaninë “Ciao Berto”

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” në kuadër të planprogramit të studimeve në lëndën e Marketingut vizituan kompaninë Ciao Berto në pikën e shitjes në Shkabaj.
Studentët bashkëbiseduan me drejtorin e shitjes Z. Bashkim Krasniqi si dhe me përgjegjësin e marketingut Z. Diedon Binakaj për konceptet teorike dhe praktike të shitjes dhe të marketingut në veçanti.
Me një traditë mbi 20 vjeçare në industrinë e drurit Ciao Berto tashmë i ka hapur dyert e një ambienti super luksoz që është një risi në industrinë e së bukurës, dizajnit, pasionit e kualitetit. Ajo që më së shumti u la përshtypje studentëve ishte fakti që kompania Ciao Berto i ka dhënë dimension tjetër showroom-eve në vendin tonë.
“Showroom-i i Ciao Bertos është një vend që përmbush të gjitha standardet botërore të ekspozimit, ndërsa përpos prodhimeve të Ciao Bertos aty mund të gjeni edhe dhjetëra brende botërore“ theksoi Krasniqi.
Krasniqi u tregoi studentëve  historikun e kompanisë qysh nga fazat e themelimit, operimin, kapacitetet, si dhe zgjerimin e kësaj kompanie dhe njëkohësisht i inkurajoi ata për mundësi bashkëpunimi në formë të punës praktike .