Nga Vizita Ne ATK

Studentët e Fakultetit Ekonomik vizituan Administratën Tatimore të Kosovës në Mitrovicë

Përveç punës në aspektin teorik, drejtuesit e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, janë duke i dhënë rëndësi të madhe edhe anës praktike me qëllim që studentët të jenë sa më afër realitetit praktik në fushat ekonomike. Në këtë kontekst, një grup i studentëve të Fakultetit Ekonomik, kanë realizuar një vizitë në Administratën Tatimore të Kosovës – dega Mitrovicë (ATK) me datë 02.03.2017.

Në takim me drejtuesit e ATK-së, studentët janë njohur me punën, funksionin, kompetencat si dhe rolin e kësaj organizate, pas përfundimit të prezantimit, studentët shtruan pyetje të ndryshme që kanë të bëjnë me aspektin e punës së këtij institucioni, pastaj bënë edhe një vizitë në sallën e punës dhe panë edhe punën që realizohet nga ATK.

Përfaqësuesit e ATK dega Mitrovicë, shprehën gatishmërinë që të bashkëpunojnë për së afërmi me studentët e fakultetit Ekonomik, duke krijuar mundësi për pune praktike, po ashtu edhe për këshilla të ndryshme.

Studentët e vlerësuan këtë aktivitetet si një përvojë shumë të rëndësishme për ecurinë e studimeve të tyre.  Ndërsa drejtuesit e Fakultetit Ekonomik, falënderuan përfaqësuesit e ATK-së në Mitrovicë për bashkëpunim.