Foto Nga Vizita Ne Doganë

Studentët e Fakultetit Ekonomik vizituan Doganën e Kosovës -dega në Mitrovicë

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, vizituan Doganën e Kosovës dega në Mitrovicë, ku u pritën nga drejtori regjional, z.Bashkim Arifi dhe zëvendës drejtori i z.Ismet Munishi. Studentet patën rastin që të njoftohen më për së afërmi për punën dhe veprimtarinë e Doganës së Kosovës.

Drejtori i Doganës së Kosovës dega në Mitrovicë, z. Arifi, prezantoj për punën e doganës së Kosovës aktivitetin që ralizohen aty, pikat kufitare që menaxhohen nga dega e doganës në Mitrovicë, po ashtu edhe studentët patën mundësin që të shohin më për së afermi punen në praktik që ralizohet nga Dogana dega në Mitrovicë.

Drejtuesit e Doganës të Kosovës dega në Mitrovicë u shprehën të gatshëm që të bashkëpunojnë me Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Në anën tjetër, studentët u shprehën të kënaqur për mundësinë e vizites në këtë institucion