Takimi Ne OEK

Studentët e Fakultetit Ekonomik vizituan Odën Ekonomike të Kosovës

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, vizituan Odën Ekonomike të Kosovës, ku u pritën nga kryetari, Safet Gërxhaliu dhe drejtori i Departamentit të Administratës, Financave dhe IT, Rrustem Abiti. Studentet patën rastin  që të njoftohen më për së afërmi për punën  dhe veprimtarinë e Odës Ekonomike, për historikun dhe funksionet e saj.

Me këtë rast, kryetari i Odës Ekonomike, Gërxhaliu, mbajti një ligjëratë lidhur me gjendjen ekonomike në Kosovë, investimet e jashtme dhe raportet ekonomike ndërkombëtare, bilancin tregtar si dhe vizionin për një ekonomi të qëndrueshme. Ai gjithashtu foli edhe për resurset humane si kapital i qëndrueshëm, kuadrot e afta profesionale që mund ta qojnë zhvillimin e vendit përpara etj.

Drejtuesit e Odës Ekonomike u shprehën të gatshëm që të bashkëpunojnë me Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Në anën tjetër, studentët u shprehën të kënaqur për mundësinë e ofruar.