Fotoja

Studentët e Fakultetit Juridik zunë vendin e parë në garën për gjykim të simuluar

Në garën për gjykim të simuluar organizuar nga “National Center for State Courts” (NCSC), në të cilën morrën pjesë studentët nga 5 universitete publike në Kosovë, studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” kanë zënë vendin e parë.

Ky rezultat është arritur fal angazhimit dhe përkushtimit shumë të madh që studentët kanë treguar gjatë gjithë semestrit veror në kuadër të projektit “Klinika Juridike Penale”, i cili zhvillohet në bashkëpunimin ndërmjet Fakultetit Juridik dhe NCSC-së.

Menaxhmenti i fakultetit, uron studentët dhe stafin akademik për këtë sukses dhe shpreh falënderimin për NCSC-në për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë.