[wpml_language_selector_widget]
         
Vizita Ne Feronikel

Studentët e FGJ-së kryejnë pjesën praktike në shkritoren e Feronikelit në Drenas

Në kuadër të pjesës teorike të lëndëve mësimore Pirometalurgji I dhe II, Teknologjia e prodhimit të ferronikelit, Teoria e ferrolegurave – kapituj të zgjedhur, për çdo vit studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, nën përkujdesjen e profesoreshës, Zarife Bajraktari Gashi, realizojnë vizita në shkritoren e Feronikelit të ri në Drenas.

Vizita planifikohet për secilën pjesë të procesit të prodhimit në shkritore në bashkëpunim me Fakultetin e Gjeoshkencave, Departamenti Materiale dhe Metalurgji. Drejtuesit e FGJ-së falënderojnë menaxhmentin e shkritores për mundësitë e realizimit të vizitave profesionale, realizimin e temave në nivelin bachelor dhe master, si dhe mundësinë e punësimit të studentëve në Kompaninë e Feronikelit.