Fotoja Me Adem Mikullovcin

Studentët nderojnë Adem Mikullovcin

 

Parlementi Studentor i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka organizuar shfaqjen e pjesës teatrale “Përgjuesi” të Adem Mikullocit, ku kanë marrë pjesë rreth 300 studentë. Me këtë rast kryetari i Parlamentit Studentor, Fitim Latifaj, ka ndarë edhe një mirënjohje për regjisorin dhe aktorin e njohur, Adem Mikullovci.

 

Latifaj, tha se Mikullovci është një shembull i mirë për të rinjtë që duan të jenë të sukseshëm në jetë. “Puna dhe angazhimi i tij, pa marrë parasysh rrethanat, kanë bërë që Adem Mikullovci të shquhet si një artist dhe njeri i madh” tha ai.

 

Në anën tjetër, Mikullovci është shprehur shumë i lumtur me interesimin e studentëve për artin. “Jam shumë i prekur me nderimin që më bënë studentët e UMIB-it. Shpreh falenderimet më të sinqerta për ta”, theksoi ai.

 

Ndryshe “Përgjuesi u shfaq në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, dhe pos studentëve aty ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Universitetit, duke filluar nga rektori, Alush Musaj.