[wpml_language_selector_widget]
         
Studentet

Studentët vazhdojnë aktivitetet në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar

Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, të organizuar nga Parlamenti Studentor, kanë marrë pjesë një garë sportive të mbajtur në Kolegjin AAB në Prishtinë. Studentët mitrovicas janë paraqitur në garat e organizuara në futsall, basketboll dhe pingpong.

Kryetari i Parlametit Studentor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, Shend Musliu, tha se këto aktivitete janë të mirëseardhura për studentët. “Bashkëpunimi me universitet tjera dhe aktivitetet e tilla janë të mirëseardhura për studentët tanë”.