Studentët vizituan Prekazin dhe mbollën lule në 3-vjetorin e themelimit të Universitetit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 3-vjetorit të themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Parlamenti i Studentëve ka vazhduar me aktivitete të ndryshme edhe gjatë vikendit. Pas prezantimit të mundësive që ofrohen në UMIB për të rinjtë që duan të bëhen  pjesë e këtij Universiteti, në fundjavë drejtuesit e studentëve kanë organizuar një vizitë në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz si dhe kanë mbjellur lule në oborrin e fakulteteve.