Studentet

Studentët vizituan Prekazin dhe Boletinin për nder të festave të nëntorit

Me aktivitete të ndryshme studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, kanë shënuar e 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ditëlindjen e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), Adem Jashari dhe daljen publike të UÇK-së. Në këtë kuadër është organizuar një turnir në futboll të vogël, që tashmë është bërë tradicional.

Për nder të festave të nëntorit, kryetari i Parlamentit Studentor, Fitim Latifaj, së bashku me bashkëpunëtorë kanë vizituar Kompleksin Përkujtimor, Adem Jashari në Prekaz dhe Kullën e Isa Boletinit.